Adelina Ismaili nuk performon, ajo zbulon magjinë.
Dhe këtë e bëri edhe një herë në skenën madhështore të Alba Festival në Zvicër, duke konfirmuar statusin e saj si një nga figurat më të fuqishme dhe të pavdekshme të muzikës shqiptare.
E pritur me ovacione dhe brohorima që tronditën arenën, Adelina nuk kishte nevojë për promovime të reja apo trende TikToku për të mbushur zemrat e publikut.
Hitet e saj, të lindura disa dekada më parë, u kënduan fjalë për fjalë nga mijëra të pranishëm, duke dëshmuar se muzika e saj nuk ka datë skadence.