‘Na tmerruat kot’, Françeska flet pas lajmeve për djegien e apartamentit

Mediale Vip

‘Na tmerruat kot’, Françeska flet pas lajmeve për djegien e apartamentit

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 20:34
Françeska Murati

Pas lajmeve që qarkulluan në media dhe rrjete sociale se apartamenti i saj ishte përfshirë nga flakët, Françeska Murati ka reaguar publikisht për herë të parë përmes një postimi në Instagram.

Me një video ku shihet duke kryer punime në banesë, ajo ka dhënë një mesazh qetësues për të gjithë ndjekësit e saj.

“Gjithçka është në rregull,” shkruan Françeska, duke falënderuar nga zemra të gjithë ata që i shkruan për të pyetur nëse ishte mirë.
“Mbështetja juaj më preku shumë. Thjesht të gjithë duhet të jemi pak më të kujdesshëm, mos me hap panik kot me video të tilla,”
vijon ajo, duke sqaruar se nuk ka pasur ndonjë rrezik serioz.

Sipas saj, gjithçka është vënë nën kontroll brenda pak minutash, falë administratës së ndërtesës dhe përkujdesjes së menjëhershme.
“Gjithçka është mirë tani”, përfundon Françeska postimin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat