Penelatat nga tej ‘oqeani (Kanadaja) të piktorit Zeqirja Rexhepi, arrijnë në Gjilan

Mediale Vip

Penelatat nga tej ‘oqeani (Kanadaja) të piktorit Zeqirja Rexhepi, arrijnë në Gjilan

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Kur vitin e kaluar Komuna e Gjilanit, bëri shpalljën publike për ekspozitat vjetore që do të mbahen gjatë vitit 2025 në Galerin e Arteve Gjilan, në mesin e shumë aplikuesve  përzgjodhi piktorin shqiptaro-kanadez që jeton dhe vepron në Kanada, Zeqirja Rexhepin, që të shpërfaqi ekspozitë retrospektive.

Artisti, thotë se ekspozita në fjalë do të shpërfaq imazhe nga rrugëtimi që përjetoi, si dhe bashkatëdhetarët e tij, të cilat vepra zhvillojnë dhe eksplorojnë vuajtjet, dhimbjet, po edhe shpresat për një të ardhme të ndritur.

"Retrospektiva do të hapet më 15 korrik 2025 tek Galeria e Arteve Gjilan.

Image
Zeqirja Rexhepi

Me këtë rast dëshiroj që të falenderoj stafin e Komunës së Gjilanit për mirëpritjën e ekspozitës personale të krijimtarisë time artistike në vendlindje", tha Zeqirja Rexhepi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat