Bardhi po shijon pushimet e para me vajzën

Mediale Vip

Bardhi po shijon pushimet e para me vajzën

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 20:14
Këngëtari i njohur Bardhi

Këngëtari i njohur Bardhi dhe partnerja e tij, Sara, disa muaj më parë janë bërë prindër për herë të parë, duke mirëpritur vajzën e tyre, të cilën e kanë quajtur Nea.

Tani ata kanë udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë, ku po i shijojnë pushimet e para si familje.

Pavarësisht sfidave që sjell prindërimi, çifti nuk i ka lënë pas dore ndjekësit e tyre, duke ndarë herë pas here momente të ëmbla nga përditshmëria.

Image
Nea

Këto pushime për Bardhin dhe Sarën nuk janë vetëm një çlodhje nga rutina, por edhe një kohë e vlefshme për të krijuar kujtime të paharrueshme me vajzën e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat