5 fëmijë brenda një viti, Nick Cannon thotë se ishte “aktivitet i pakujdesshëm”

Mediale Vip

5 fëmijë brenda një viti, Nick Cannon thotë se ishte “aktivitet i pakujdesshëm”

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 12:08
Nick Cannon

Nick Cannon ka folur hapur për vendimin e tij për të pasur shumë fëmijë.

Duke folur në një intervistë së fundmi, artisti tha se gjërat dolën pak jashtë kontrollit në vitin 2022 kur ai mirëpriti pesë fëmijë brenda një viti.

“Ndoshta një aktivitet i pakujdesshëm”, tha Cannon.

Nick aktualisht ka 12 fëmijë. Gjatë intervistës, ai tregoi nëse planifikon të ketë akoma më shumë.

“Pati një moment kur thashë me vete “jo mbarova” dhe pastaj thashë me vete “kush jam unë që ta them këtë?”. Më dukej sikur ishte një gjë kaq e theksuar. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha 12 fëmijë. E dua jetën time”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat