Me sa duket gjërat për Justin Bieber nuk po shkojnë aq mirë sa ai thotë

Mediale Vip

Me sa duket gjërat për Justin Bieber nuk po shkojnë aq mirë sa ai thotë

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 07:03
Justin Bieber me djalin e tij

Justin Bieber ka lançuar albumin e tij të ri më 11 korrik me titull “Swag”, duke pohuar se ka rikthyer vetëbesimin dhe stilin që e karakterizon, por burime pranë këngëtarit thonë se pas fasadës fshihet një realitet më kompleks.

Në fotot promovuese, ai shfaqet me bashkëshorten Hailey Bieber dhe djalin e tyre 11-muajsh Jack Blues, duke dhënë idenë e një familjeje të lumtur dhe plot vetëbesim. Megjithatë, burimet i përshkruajnë marrëdhëniet dhe gjendjen e tij të brendshme si të paqëndrueshme  duke përmendur grindjet me paparacët, sjelljet e papritura në publik, tensionet me Hailey-n në rrjetet sociale, si dhe frikën për një rikthim të mundshëm në përdorimin e lëndëve narkotike.

“Ai nuk e përballon mirë famën,” tha një burim për Page Six. “Imagjino të jesh 14 vjeç dhe i famshëm ose të adhurojnë, ose të urrejnë, pa asnjë arsye. Kjo shkatërron shumë njerëz.”
Albumi i ri shënon një kthim pas katër vitesh që nga “Justice”, ndërkohë që në vitin 2022 anuloi turneun botëror për shkak të problemeve shëndetësore.

Në një nga sketet e albumit, titulluar “Therapy Session”, Justin flet hapur për sfidat me shëndetin mendor dhe perceptimin publik:

“Gjithmonë më pyesin a jam mirë, dhe kjo më rëndon… më bën të ndihem sikur vetëm unë kam probleme e të tjerët janë perfekt.”
Burimet thonë se postimet e tij të fundit në rrjete sociale janë shenja të qarta të një krize të brendshme: “Ka luhatje të forta humori, është një personalitet ekstrem.”

Në një këngë tjetër të albumit, “Walking Away”, ai prek martesën me Hailey-n:

“Ditët kalojnë shpejt, nuk dua t’i kaloj me ty / Pse më hedh gurë pas shpine kur e di që jam i pambrojtur?”
Përkundër faktit që çifti është përpjekur të mbrojë privatësinë e djalit të tyre, përfshirja e Jack Blues në kopertinën e albumit ngjalli kritika. “Thonë që duan privatësi, por pastaj e vendosin fëmijën në kopertinë,” tha një tjetër burim.

Ndërkohë, ndarja me menaxherin Scooter Braun në vitin 2023 shënoi një nga ndryshimet më të mëdha në karrierën e Justin. Braun, megjithëse tani i tërhequr nga menaxhimi, e vlerësoi albumin si “më autentik se kurrë”.

Por marrëdhënia e tyre u përkeqësua kur doli se Bieber i detyrohej 31 milionë dollarë si pjesë e një marrëveshjeje të mëparshme për anulimin e turneut “Justice”. Më 10 korrik, ata arritën një marrëveshje shlyerjeje me kompaninë e Braun, Hybe, raportoi TMZ.

Për fat të mirë, financat e familjes janë në formë të mirë falë suksesit të markës së bukurisë Rhode të Hailey-t, e cila së fundmi nënshkroi një marrëveshje 1 miliardë dollarëshe me e.l.f. Cosmetics, duke përfshirë 800 milionë cash.

Megjithatë, Hailey e ka mohuar se ka ndihmuar Justin në shlyerjen e borxhit, duke deklaruar se Rhode është krejtësisht e ndarë nga bizneset e tij.

Pas publikimit të albumit, çifti është parë në Europë në Spanjë, Zvicër dhe Itali për promovimin ndërkombëtar të Rhode. Por mbetet e paqartë nëse Bieber do të nisë një turne promovues për albumin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat