Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit

Mediale Vip

Humbja që e tronditi, Elinara Shehu ndan dhimbjen e madhe me ndjekësit

Më: 25 korrik 2025 Në ora: 10:48
Elinara Shehu

Një ditë e trishtë për fermeren e njohur Elinara Shehu, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të nënës së saj. Në një postim emocional në Instagram, Elinara ka shprehur pikëllimin dhe dashurinë e thellë për të ëmën.

“Engjëll në tokë e në qiell, e shtrenjta ime mam! Asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Një pjesë e imja iku me ty përgjithmonë. Pushofsh në paqe, pulbardha ime!” – shkruan ajo mes dhimbjes.

Postimi ka prekur zemrat e shumë ndjekësve që kanë reaguar me ngushëllime dhe fjalë mbështetëse në komente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat