Luiz Ejlli anulon papritur eventin në Ksamil, organizatorët sqarojnë situatën

Mediale Vip

Luiz Ejlli anulon papritur eventin në Ksamil, organizatorët sqarojnë situatën

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 10:10
Luiz Ejlli

Atmosfera e nxehtë e verës në një nga beach bar-et e Ksamilit pritej të kulmonte me performancën e Luiz Ejllit, por surpriza erdhi nga mungesa e papritur e këngëtarit.

Pavarësisht pranisë së tij në ambient gjatë ditëve të mëparshme, Luizi është detyruar të largohet në mënyrë të menjëhershme për shkak të një emergjence personale. Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizatorët përmes një njoftimi zyrtar.

“Për arsye personale, artisti është larguar sot nga ambienti.

Nëse keni kryer pagesë për këtë event, na dërgoni emrin e rezervimit dhe do të kujdesemi për rimbursimin,” thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat