Jennifer Garner ndez thashethemet për fejesë me John Miller pas shfaqjes me unazë misterioze në dorë!

Mediale Vip

Jennifer Garner ndez thashethemet për fejesë me John Miller pas shfaqjes me unazë misterioze në dorë!

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 17:12
Jennifer Garner, John Miller, Ben Affleck

Aktorja e njohur Jennifer Garner është parë këtë fundjavë me një unazë që shkëlqente në gishtin e katërt të dorës së majtë, duke nxitur spekulime për një fejesë të mundshme me partnerin e saj, biznesmenin John Miller.

Garner dhe Miller nisën lidhjen në vitin 2018, tre vite pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti Ben Affleck, me të cilin ka tre fëmijë: Violet, 19 vjeçe, Finn, 16, dhe Samuel, 13.

Çifti pati një ndarje të shkurtër në vitin 2020, por u ribashkuan një vit më vonë dhe që prej atëherë kanë mbajtur një profil të ulët publik. Në prill 2025, ata u fotografuan duke shkëmbyer një puthje, çka dëshmon se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë. Në maj, Miller u pa jashtë rezidencës së Garner, duke forcuar zërat se ai është zhvendosur pjesërisht tek ajo.

Një burim tha për UsWeekly se “John praktikisht po jeton me Jennifer”, sidomos pasi ai u detyrua të largohej nga shtëpia e tij pas zjarreve të mëdha në Los Angeles. Ai ndan kohën mes zyrës së tij dhe shtëpisë së Garner.

Ndërkohë, në mars, çifti u pa në një mbrëmje romantike në Brentwood Country Mart, ku sipas dëshmitarëve, ishin të përqafuar, të buzëqeshur dhe të dashuruar si një çift i martuar. Pavarësisht thashethemeve për një rikthim mes Garner dhe Affleck pas ndarjes së këtij të fundit nga Jennifer Lopez, lidhja e saj me Miller duket më e qëndrueshme se kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat