Gjakova: Punojmë krejt vitin për “Sunny Hill” – për shkaqe teknike vendosëm që sivjet të jetë 3 ditë

Mediale Vip

Gjakova: Punojmë krejt vitin për “Sunny Hill” – për shkaqe teknike vendosëm që sivjet të jetë 3 ditë

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 19:33
Dua Lipa në “Sunny Hill”.

Fati Gjakova, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të yllit botëror, Dua Lipës, në organizimin e Festivalit “Sunny Hill”, ka treguar për punën e madhe që bëhet për organizimin e këtij eventi madhështor.

Gjakova tha se ekipi i “Sunny Hill” punon gjatë gjithë vitit për organizim, port ha se muajin e fundit, në korrik, puna është intensive.

“Ne punojmë gjatë gjithë vitit, por muajin e fundit, krejt korrikun punojmë intensivisht për të gjitha këto gjëra. Dy muajt e fundit janë më intensive”, tha ai.

Tutje, ai foli edhe për sjelljen e yjeve botërore në tokën e Kosovës, ku u shpreh se në edicionet e para kjo gjë ishte më sfiduese.

“Ka qenë shumë sfiduese, në edicionet e para, derisa e kanë parë se sa mikpritëse është Kosova. Kemi pasur shumë emra të mëdhenj. Tash qasja është më e lehtë. Duke u rritur e kemi më të lehtë qasjen”, tha ai.

Ndërsa për sa i përket kohëzgjatjes së “Sunny Hill”, Gjakova tha se për shkaqe teknike dhe organizative, sivjet kanë vendosur që të jetë tri ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat