Sulmi ndaj këngëtarit Shpat Kasapi, policia jep detaje

Mediale Vip

Sulmi ndaj këngëtarit Shpat Kasapi, policia jep detaje

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 11:30
Këngëtari shqiptar Shpat Kasapi

Këngëtari shqiptar Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës.

Policia ka dhënë detaje, duke thënë se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

“Shkabaj, Magjistralja Prishtinë Mitrovicë, 09.08.2025-01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (m/k) pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt".

Kurse, këngëtari Shpat Kasapi ka shkruar në rrjete sociale duke thënë se është mirë me shëndet, teksa ka bërë thirrje për “mosekzagjerim të lajmit”. Sipas tij, ka qenë “keqkuptim me dasmorët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat