Edona Hossli vjen me plot ngjyra me “Fajet”

Mediale Vip

Edona Hossli vjen me plot ngjyra me “Fajet”

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 15:10
Edona Hossli

Quhet “Fajet” projekti më i ri muzikor i këngëtares dhe modeles Edona Hossli. Një këngë e bukur dhe e përshtatur me stinën e nxehtë të verës.

Edona, sërish, ka bashkëpunuar me produksionin Shqip Vibes dhe e ka realizuar këngën në studion A-Recordink.

Ashtu siç ishte thënë, vajza e bukur i është përkushtuar seriozisht rrugës së muzikës dhe, për këtë vit, kjo është kënga e saj e katërt si projekt muzikor.

Edona, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, por me origjinë nga Prizreni, shumë shpejt pritet të jetë një emër i njohur në botën e muzikës, pasi shihet se ka nisur me hapa të sigurt. Klipi dhe kënga më e re, me titull “Fajet”, po priten mjaft mirë.

Ju mund t’i shihni e t’i dëgjoni në linkun më poshtë:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat