Reperi Marin i ka prekur të gjithë me postimin e tij të fundit ku ka njoftuar se djali i tij i porsalindur është ndarë nga jeta. Marin, baba i tre vajzave, e përshkruan momentin si dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një prind.
Përmes një story në Instagram, Marin thekson se ardhja në jetë e fëmijës që pritej me gëzim të madh, u kthye në një tragjedi për familjen.
“Ky duhet të ishte një njoftim për lindjen e bebit, por fatkeqësisht nuk është. Ne humbëm djalin tonë të çmuar të mërkurën në mëngjes; disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin ta mbajmë një në krahët tanë.
Jemi të tmerrësisht të pikëlluar dhe me zemër të thyer, askush nuk duhet të ndiejë këtë lloj dhimbjeje. Këto ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe po i marrim gjërat ditë pas dite, duke u përpjekur të ecim përpara sa më mirë që mundemi.
Duam të falënderojmë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë gjatë kësaj kohe të vështirë. Derisa të të shohim sërish, Engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë!
Për qenien njerëzore më të fortë dhe gruan më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, Alba. Ne nuk ndalemi kurrë, sepse jemi të bekuar nga Zoti!”-shkruan ai.