Ariana Grande njofton turneun e parë pas shtatë vitesh

Mediale Vip

Ariana Grande njofton turneun e parë pas shtatë vitesh

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 09:13
Ariana Grande

Ariana Grande do të nisë turneun e saj të parë pas shtatë vitesh verën e ardhshme, me pesë data në Londër, të vetmet shfaqje të planifikuara deri më tani jashtë Amerikës së Veriut.

Tour-i i yllit të popit, The Eternal Sunshine, mban emrin e albumit të saj të fundit, i cili doli në mars 2024, shkruan BBC,.

Që atëherë, ajo është përqendruar në aktrim, duke fituar një nominim për çmimin Oscar për rolin e saj si Glinda në Wicked, me vazhdimin Wicked: For Good që pritet të dalë këtë nëntor.

Turneu do të fillojë në Oakland, Kaliforni, më 6 qershor 2026 dhe do të përfundojë me pesë netë në arenën O2 të Londrës më 15, 16, 19, 20 dhe 23 gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat