‘Kanë ndodhur shumë gjëra’, Armonda flet sërish për problemet

Mediale Vip

‘Kanë ndodhur shumë gjëra’, Armonda flet sërish për problemet

Më: 6 shtator 2025 Në ora: 15:26
Armonda

Pas një periudhe të vështirë ku rrëfeu hapur se po përjetonte ankth, panik dhe lodhje të thellë, Armonda i është rikthyer Instagramit dhe ka vendosur të ndajë një mesazh të sinqertë me ndjekësit.

Një fans e pyeti për gjendjen e saj, duke i uruar mirëseardhje, e Armonda zgjodhi ta kthejë përgjigjen me fjalë të ndjera:

“Për momentin jam mirë, edhe pse ende kam shumë për të përpunuar. Kanë ndodhur shumë gjëra, për të cilat jam e sigurt që një ditë do të flas. Nuk dua të ik nga problemet, sepse për mua është pjesë e procesit të luftosh dhe të ngrihesh përsëri kur bie.”

Ajo shtoi se nuk dëshiron të ikë nga problemet, por të përballet me to:
“Edhe kur brenda meje ndonjëherë dua të qaj, për mua është pjesë e procesit – të luftosh dhe të ngrihesh sërish kur bie.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat