Bejta do të jetë banor i BBVK4?

Mediale Vip

Bejta do të jetë banor i BBVK4?

Më: 6 shtator 2025 Në ora: 23:22
Ilustrim

Artisti, që mori vëmendje të madhe me këngën e tij “Lule”, ka lënë të gjithë fansat e habitur.

Të gjitha postimet janë fshirë nga llogaritë e tij dhe, sipas bashkëpunëtorëve më të afërt, kontakti me të është ndërprerë plotësisht. As menaxhmenti nuk ka ndonjë përgjigje se çfarë po ndodh me këngëtarin.

Arsyeja e kësaj “zhdukjeje” nuk është rastësi.

Thuhet se Bejta është në bisedime të avancuara për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 si banor.

Dhe ndërsa të gjithë po presin me kureshtje ta shohin Bejtën pa syzat e tij të famshme 24/7, brenda shtëpisë më të komentuar të momentit, ne po ju sjellim ekskluzivisht foton ku Bejta duket pa syzet e tij të famshme.

Shpresojmë që ai të marrë vendimin e duhur për karrierën dhe, pse jo, të kemi mundësinë ta shohim në një rol krejt ndryshe, në një sfidë ku nuk ka skenë, por kamera që nuk ndalen kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat