Dita e parë e shkollës për Ajkën, 'bën bashkë' Xhensilën dhe Besin

Mediale Vip

Dita e parë e shkollës për Ajkën, 'bën bashkë' Xhensilën dhe Besin

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 17:45
Xhensila Myrtezaj me vajzen

Në një ditë të veçantë për jetën e vajzës së tyre, Ajka, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë treguar se, pavarësisht ndarjes së bujshme, ata janë të angazhuar për të siguruar një fëmijëri të lumtur dhe të qëndrueshme për fëmijët e tyre.

Në vitin 2024, pas një periudhe të gjatë spekulimesh, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj konfirmuan ndarjen e tyre. Xhensila, e ftuar në emisionin “Mirëmëbrëma Yje” me Arbana Osmanin, shpjegoi se marrëdhënia kishte vite që ishte në krizë dhe se vendimi për t’u ndarë erdhi për të siguruar një të ardhme të qetë për fëmijët e tyre. Ajo theksoi se dëshironte që fëmijët të rriteshin në një ambient pa tensione.

Në këtëfillim shtatori, Ajka, vajza e çiftit, nisi vitin e saj të parë shkollor. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, Besi dhe Xhensila ndanë foto të veçanta në rrjetet e tyre sociale.

Image

Xhensila postoi një foto me Ajkën, duke shprehur krenarinë dhe dashurinë e saj për vajzën e saj. Nga ana tjetër, Besi ndau një foto ku ai dhe prindërit e tij shoqëronin Ajkën në ditën e saj të parë në shkollë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat