Ku po ‘fshihet’ çifti Mozzik–Lotina? Zbulohet destinacioni sekret

Mediale Vip

Ku po ‘fshihet’ çifti Mozzik–Lotina? Zbulohet destinacioni sekret

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 18:16
Mozzik dhe partnerja e tij Lotina

Prej disa ditësh, Mozzik dhe partnerja e tij Lotina kanë qenë aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente romantike dhe relaksuese nga pushimet e tyre verore.

Ata kanë postuar foto dhe video në të cilat shfaqen pranë detit, në ambiente luksoze, mes natyrës – por pa zbuluar saktësisht se ku ndodheshin.

Rezulton se çifti po pushon në një nga resortet më ekskluzive të Spanjës: Cap Rocat, i pozicionuar në jug të ishullit Mallorca, në zonën Cala Blava.

Cap Rocat është një rezort boutique luksoz, i krijuar në një ish-fortifikatë ushtarake të shekullit të 19-të, që është restauruar me kujdes dhe mbart statusin e monumentit kombëtar dhe pasuri kulturore.

Ky transformim i jashtëzakonshëm është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Europa Nostra” për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Rezorti ndodhet në një lokacion të izoluar dhe të qetë, që shtrihet në 88 akra natyrë të mbrojtur, me mbi 2 kilometra vijë bregdetare – një oaz i vërtetë larg zhurmës së jetës publike.

Çifti, që prej kohësh është komentuar për kimi dhe përputhje të dukshme, duket se po shijon një arratisje të ëmbël në privatësi të plotë, larg syve të mediave, por jo edhe të fansave.

Image
Insta
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat