Dasma e Genar Topallit dhe Cindy Marina, kush ishin VIP-at dhe politikanët që morën pjesë

Mediale Vip

Dasma e Genar Topallit dhe Cindy Marina, kush ishin VIP-at dhe politikanët që morën pjesë

Më: 14 shtator 2025 Në ora: 18:10
Genar Topalli dhe Cindy Marina

Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.Dasma e tyre duket të ketë qenë eventi më i rëndësishëm kulturor këtë fundjavë.

Po t’i shtosh dhe çmimin e kripur të dasmës zhvilluar në Vila Miani, një kështjellë nga ku shihet gjithë Roma dhe ku çmimi vetëm i një dasme shkon në disa qindra mijë euro, nuk kishin si të mungonin dhe personazhet e njohur të politikës dhe jo vetëm.

Në pamjet e publikuara nga nga dasma bie në sy prania e Argita Berishës dhe Flamur Nokës. Ndërsa më e shkujdesur në prezencën e saj Floriana Garo, me një fustan të gjelbër, ka bërë tag dhe vilën ku zhvillohet dasma.

Ndërkaq bie në sy dhe prania e këngëtares Manjola Nallbani dhe Orgesa Zaimi, balerinës Enada Hoxha, gazetarit të kronikës rozë Eraldo Rexho dhe drejtorit të programacionit në TV Klan Albert Dumani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat