“Jeta ime t’paça gjithmonë” – Urimi i Ilirianës për Adrin

Mediale Vip

“Jeta ime t’paça gjithmonë” – Urimi i Ilirianës për Adrin

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 11:56
Adri dhe Iliriana

Sot është një ditë e veçantë për Adrin, ish-banorin e dashur të “Big Brother VIP Kosova 2”, i cili feston 32-vjetorin e lindjes.

E natyrisht, nuk ka munguar as një urim i ngrohtë dhe plot dashuri nga bashkëshortja e tij, Iliriana.

Në një postim të ndarë në Instagram Story, Iliriana ka publikuar një foto të bukur ku çifti shfaqet duke buzëqeshur, ndërsa krahas imazhit ka shkruar fjalët prekëse:

“Jeta ime t’paça gjithmonë, urime.”

Çifti ndodhet aktualisht në pushime ekzotike në Tanzani, ku po shijojnë disa ditë relaksi larg zhurmës së përditshme.

Pamjet nga pushimet e tyre kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke reflektuar harmoninë dhe lumturinë që e karakterizon çiftin.

Urime për 32-vjetorin, Adri!

Edhe shumë vite të bukura përpara! 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat