Mozzik flet pas daljes nga Dogana, ku u mor në pyetje për orën milionëshe dhe borxhin ndaj ATK-së

Mediale Vip

Mozzik flet pas daljes nga Dogana, ku u mor në pyetje për orën milionëshe dhe borxhin ndaj ATK-së

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 14:56
Mozzik

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është intervistuar sot nga Dogana e Kosovës lidhur me dy ora luksoze me të cilat u ndalua dje në Aeroportin e Prishtinës, prej të cilave njëra ka vlerë milionëshe.

Pas daljes nga objekti i Doganës, ku ishte i shoqëruar nga avokati Arianit Koci, Mozzik refuzoi të japë deklarata , duke u shprehur me ironi: “Ju po i dini para neve zhvillimet. Me shumë kënaqësi po e kryni ju para neve, veç keni fol.”

I pyetur nëse mund të flasë për orën milionëshe dhe borxhin prej mbi 500 mijë euro ndaj ATK-së, reperi tha shkurtimisht: “Ishalla 10 milionë i bani krejt.”

 

Ndërkohë, Dogana ka kërkuar shpjegime për burimin e të hyrave me të cilat është blerë ora, si dhe origjinën e saktë të transaksionit. / io

Më poshtë mund të shihni pamjet ku Mozzik del nga Dogana nën shoqërimin e avokatit të tij, Arianit Koci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat