Flet Mozzik pas daljes nga Dogana, ku u mor në pyetje për orën milionëshe dhe borxhin ndaj ATK-së

Mediale Vip

Flet Mozzik pas daljes nga Dogana, ku u mor në pyetje për orën milionëshe dhe borxhin ndaj ATK-së

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 15:32
Arianit Koci dhe Mozzik

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është intervistuar sot nga Dogana e Kosovës lidhur me dy ora luksoze me të cilat u ndalua dje në Aeroportin e Prishtinës, prej të cilave njëra ka vlerë milionëshe.

Pas daljes nga objekti i Doganës, ku ishte i shoqëruar nga avokati Arianit Koci, Mozzik refuzoi të japë deklarata për io, duke u shprehur me ironi: “Ju po i dini para neve zhvillimet. Me shumë kënaqësi po e kryni ju para neve, veç keni fol.”

I pyetur nëse mund të flasë për orën milionëshe dhe borxhin prej mbi 500 mijë euro ndaj ATK-së, reperi tha shkurtimisht: “Ishalla 10 milionë i bani krejt.”

Ndërkohë, Dogana ka kërkuar shpjegime për burimin e të hyrave me të cilat është blerë ora, si dhe origjinën e saktë të transaksionit.

Më poshtë mund të shihni pamjet ku Mozzik del nga Dogana nën shoqërimin e avokatit të tij, Arianit Koci. 

Por, vet artisti ka postuar një store në instagram dhe ka saqruar situatën.

Image
Mozzik
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat