“Ankthi im thotë jo më”- Selvija po shkëlqen me pamje të re pas ndarjes nga Shpati

Mediale Vip

“Ankthi im thotë jo më”- Selvija po shkëlqen me pamje të re pas ndarjes nga Shpati

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 21:31
Selvije Jao

Pas ndarjes nga këngëtari Shpat Kasapi, Selvije Jao duket se ka hyrë në një fazë të re të jetës së saj – më e fuqishme, më e bukur dhe mbi të gjitha më e lumtur.

Në postimin e fundit në Instagram, ku ka ndarë një fotosesion profesional me fustanin ngjyrë kafe, ajo shkruan vetëm një fjalë domethënëse: “Aura”. Një fjalë e thjeshtë, por me shumë kuptim, që fansat e kanë komentuar si një shenjë të energjisë dhe fillimeve të reja.

Përmes një tjetër “story”-i, Selvija ndau pamje nga prapaskenat e fotosesionit, ku ironizoi periudhën e ankthit që ka kaluar, duke shkruar: “Ankthi im thotë jo më”.

Ky kombinim mes elegancës, mesazheve të fuqishme dhe mbështetjes që po merr, e ka kthyer Selvijen në qendër të vëmendjes.

Ajo po lë pas një kapitull të mbyllur dhe po lulëzon në një dritë të re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat