Mira Kazhani u diagnostikua me kancer gjiri! Gazetarja rrëfen betejën me sëmundjen

Mediale Vip

Mira Kazhani u diagnostikua me kancer gjiri! Gazetarja rrëfen betejën me sëmundjen

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 00:11
Gazetarja e njohur Mira Kazhani

Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka rrëfyer betejën me sëmundjen e kancerit, diagnozë që deri më tani e kishte mbajtur të fshehtë.

Ajo ka rrëfyer se lajmin se vuante nga kanceri i gjirit e mori në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa u shpreh se gjatë asaj kohe zgjodhi të heshtë e të përqëndrohet tek shërimi.

“Më 2 nëntor 2024 mora lajmin që për çdo grua do të kthehej në makth, u diagnostikova me kancer në gji. Kam kaluar një vit mes klinikave, spitaleve dhe gjithë këto.

Në atë kohë zgjodha të hesht të mos bëhem lajm në rrjet, por të përqendrohem tek shërimi.

Nuk ka kancer të lehtë, është makth, por është më e thjeshtë kur e kap në kohë”, u shpreh ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat