Adriana Matoshi reagon pas vdekjes së Petrovcit: Lamtumirë profesor

Mediale Vip

Adriana Matoshi reagon pas vdekjes së Petrovcit: Lamtumirë profesor

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 18:10
Enver Petrovci dhe Adriana Matoshi

Bota e artit është në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit, regjisorit dhe profesorit të shquar Enver Petrovci.

Shumë kolegë dhe artistë kanë ndarë dhimbjen e tyre për humbjen e kësaj figure të rëndësishme të kulturës shqiptare.

Ndër ta ka reaguar edhe aktorja e njohur Adriana Matoshi, e cila ka shprehur respektin e saj për Petrovcin me një mesazh të shkurtër në InstaStory.

“Lamtumirë profesor”, ka shkruar ajo.

Edhe pse me pak fjalë, reagimi i Matoshit pasqyron lidhjen e fortë që artistët kanë pasur me Petrovcin, i cili përveçse një aktor i madh, ishte edhe një pedagog që frymëzoi dhe udhëzoi breza të tërë studentësh në rrugën e artit.

Trashëgimia e tij artistike dhe mësimet që ai la pas do të kujtohen gjithmonë nga ata që patën fatin ta njohin nga afër. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat