Selena Gomez dhe Benny Blanco thuhet se do të martohen këtë fundjavë

Mediale Vip

Selena Gomez dhe Benny Blanco thuhet se do të martohen këtë fundjavë

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 23:03
Selena Gomez dhe Benny Blanco

Sipas burimeve pranë çiftit, Selena Gomez dhe Benny Blanco janë vetëm pak ditë larg kurorëzimit të dashurisë së tyre. Martesa e tyre thuhet se do të zhvillohet këtë fundjavë në Montecito, në një rezidencë private për të ruajtur privatësinë dhe për të shmangur zbulimin e vendndodhjes madje edhe për disa nga të ftuarit.

Spekulimet nisën kur Selena postoi një foto në llogarinë e Rare Beauty në Instagram, ku shfaqej me disa produkte grimi dhe aksesorë, me mbishkrimin: 

“Gjithë fundjavën.” 

Koha e postimit dhe thashethemet nga miqtë e saj i forcuan dyshimet se ceremonia është shumë afër.

Sipas Daily Mail, çifti ka nisur të marrë edhe dhurata dasme, përpara ceremonisë zyrtare. Nicky Hilton ka konfirmuar se motra e saj, Paris Hilton, është në listën e të ftuarve. Po ashtu, kolegët e saj, Martin Short dhe Steve Martin, pritet të marrin pjesë.

Megjithatë, nuk është konfirmuar ende nëse Taylor Swift, mikja e ngushtë e Gomez, do të jetë e pranishme.

Gjatë një interviste në fillim të shtatorit në The Tonight Show me Jimmy Fallon, Selena foli për emocionet e organizimit të dasmës:

“Është fantastike. Jam shumë me fat. Gjërat po ecin shumë mirë dhe jam tepër e emocionuar,” tha ajo.

Çifti e konfirmoi lidhjen e tyre në fund të vitit 2023, ndërsa fejesa u bë publike rreth një vit më pas. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat