E dhimbshme/ Vëllai i Gjestit humb jetën në një aksident trafiku në Pejë

Mediale Vip

E dhimbshme/ Vëllai i Gjestit humb jetën në një aksident trafiku në Pejë

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 15:32
Gjesti me motrën dhe vëllaun e tij

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Qungur të Pejës.

Mësohet se viktima e aksidentit tragjik është vëllai i reperit të njohur Besart Kelmendi – Gjesti, njëherësh fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë u përplas me një katërçikletë, duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar rëndë. Burimet e medias bëjnë me dije se i lënduari, me inicialet K.B, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte konfirmuar më herët aksidentin, duke thënë: “Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK”.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitet dhe te fansat e reperit Gjesti, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat