Noizy feston ditëlindjen, urimi i veçantë që mori nga Loredana!

Mediale Vip

Noizy feston ditëlindjen, urimi i veçantë që mori nga Loredana!

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 09:59
Noizy dhe Loredana

Reperi i njohur shqiptar Noizy feston sot ditëlindjen e tij të 38-të. Artistit i kanë ardhur dhjetëra urime nga kolegë e fansa, ndërsa mes tyre ka spikatur edhe urimi i veçantë i këngëtares Loredana.

Në një postim në Insta-Story, Loredana ka ndarë disa fotografi bashkë me Noizyn, duke e uruar publikisht dhe duke shprehur mirënjohjen për miqësinë e tyre.

“Jam e bekuar që të kam pjesë të jetës sime”, ka shkruar ajo mbi fotot që i shoqërojnë me momente të ndryshme. Ky gjest ka marrë shumë vëmendje nga fansat e të dy artistëve, që prej vitesh i ndjekin me interes bashkëpunimet dhe marrëdhënien e tyre të afërt.

Image
Noizy dhe Loredana

Noizy dhe Loredana gëzojnë një miqësi të gjatë dhe të veçantë, që shpesh është komentuar edhe në media. Dyshja kanë bashkëpunuar në projektin muzikor “Heart Attack”, i cili rezultoi një sukses i madh në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar, duke u klikuar miliona herë në platforma digjitale.

“Urime ditëlindjen, Noizy! Jam shumë e bekuar që të kam në jetën time.“- shkruan Loredana mbi postimin e ndarë në rrjete sociale.

Në këtë ditë të veçantë, shumë kolegë, fansa dhe miq të industrisë muzikore kanë ndarë mesazhe urimi për reperin e njohur në 38-vjetorin e tij të lindjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat