Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Mediale Vip

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 20:32
Leo

 

Dy ditë më parë, u raportua për krizën mes Leos dhe Leles, çiftit që nisi historinë e tyre në Big Brother VIP Kosova 3 dhe që për muaj me radhë ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut.

Fillimisht, shumë fansa dyshuan se gjithçka mund të ishte pjesë e një loje apo strategjie për vëmendje, por burime pranë tyre kanë konfirmuar se kriza është e vërtetë dhe se raportet mes dyshes janë ftohur dukshëm kohëve të fundit.

Ndonëse të dy vazhdojnë ende të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, fotot e përbashkëta janë fshirë – një detaj që për ndjekësit ka qenë shenjë e qartë e distancës që po kalojnë.

As Leo e as Lela nuk kanë folur publikisht për situatën, mirëpo në një përgjigje me shkrim, Leo është shprehur shkurt:

“Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kam çka me shtu ma shumë.”

Një reagim i shkurtër, por që në fakt e konfirmon krizën dhe përforcon bindjen se marrëdhënia e dikurshme mes tyre po kalon një periudhë të vështirë.

Ndërkaq, Lela deri tani ka zgjedhur të mos komentojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat