Lajmet për ndarje, ky është reagimi i Kleas

Mediale Vip

Lajmet për ndarje, ky është reagimi i Kleas

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 20:38
Klea Huta dhe Elgit Doda

Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë përfshirë nga thashetheme se Klea Huta dhe Elgit Doda i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa­vjeçare.

Arsyeja që ndezi këto dyshime ishte fakti se çifti kishte hequr pothuajse të gjitha fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale – diçka që menjëherë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.

Megjithatë, së fundmi Klea ka bërë një postim që duket si përgjigje e heshtur ndaj këtyre zërave.

Ajo publikoi disa foto artistike në Instagram, dhe në njërën prej tyre shihet me unazë martese në gisht, një detaj që tregon shumë.

Ndoshta me këtë postim, Klea ka dashur të tregojë në heshtje se nuk ka asgjë të vërtetë pas thashethemeve, duke lënë të kuptohet se në martesën e tyre nuk ka ndarje.Megjithatë, mbetet për t’u parë në vijim nëse çifti do të reagojë hapur dhe do të flasë ndaj zërave për ndarje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat