Ja arsyeja pse David Dreshaj i bëri flokët blu!

Mediale Vip

Ja arsyeja pse David Dreshaj i bëri flokët blu!

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 15:30
David Dreshaj

Ai shquhet për stilin e tij interesant dhe komentohet shumë për pamjen, ashtu siç pëlqehet edhe për muzikën që sjell. Bëhet fjalë për këngëtarin David Dreshaj, i cili, sipas disa pamjeve që ka publikuar, është bërë me flokë ngjyrë blu.

Arsyeja e këtij ndryshimi është se ai ka xhiruar videoklipin e ri të këngës “Lady Flame”, që pritet të dalë për pak ditë në treg. Për muzikën, melodinë dhe beat-in janë kujdesur Arianit Abazi, Robert Bilbilov dhe vetë Davidi. Teksti i këngës është shkruar nga Arianit Abazi dhe David Dreshaj, ndërsa për mix-master dhe regjistrim është përkujdesur Robert Bilbilov.

Si do të tingëllojë “Lady Flame” nën zërin dhe interpretimin e David Dreshajt, mbetet për t’u parë — por fansat mezi e presin. Edhe ndryshimi i tij i guximshëm në pamje ka ngjallur shumë komente pozitive, me ndjekës që presin ta shohin djaloshin e stilit modern në versionin e ri muzikor.

Një veçanti e kësaj kënge do të jetë edhe kombinimi simpatik mes gjuhës shqipe dhe asaj angleze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat