Egli Tako merr vendim për emisionin e saj pas shpalljes së zisë kombëtare

Mediale Vip

Egli Tako merr vendim për emisionin e saj pas shpalljes së zisë kombëtare

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 14:51
Egli Tako

Këngëtarja dhe moderatorja shqiptare, Egli Tako ka njoftuar se emisioni i saj “Yes Day” nuk do të transmetohet këtë të diel.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ky vendim është marrë në respekt të zisë kombëtare të shpallur nga Këshilli i Ministrave.

“Ne respekt të zisë kombëtare të shpallur nga Këshilli i Ministrave dua t’ju njoftoj se ‘Yes Day’ nuk do të jetë në transmetim ditën e sotme. Shihemi të dielën e ardhshme”, ka shkruar Egli.

Image
Egli

Ky gjest i saj është pritur me shumë respekt nga ndjekësit në rrjete sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat