Ferrari përgatitet për dasmë; Leclerc i propozon Alexandrës së tij, ajo thotë…’Po!’

Mediale Vip

Ferrari përgatitet për dasmë; Leclerc i propozon Alexandrës së tij, ajo thotë…’Po!’

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Te Ferrari po përgatiten për një dasmë. Piloti i kokëkuqes italiane, Charles Leclerc i propozoi për martesë të dashurës së tij Alexandra Saint Mleux e cila padyshim i tha ‘Po’ e më pas çifti bëri njoftimin zyrtar në llogaritë e tyre në Instagram

Alex është gjithnjë e pranishme në bokset e Ferrarit dhe nuk humbet asnjë garë të gjysmës së saj të embël teksa e ndjek me vëmendje garën e tij.

Dalja e parë publike e Charles Leclerc dhe Alexandrës që zyrtarizoi edhe lidhjen e tyre ishte në 2023 në Wimbledon me pilotin që kishte mbyllur lidhjen e tij të mëparshme me Charlotte Siné.

Tani pas dy vitesh, Leclerc bëri hapin e madh dhe i kërkoi Alexandrës së tij të martohet me të me ‘ndihmën’ edhe të qenushit të çiftit; në fakt etiketën e qafores së Leo(kështu quhet qenushi), Alexandra lexoi edhe propozimin për martesë të Leclerc që ishte vërtet origjinal dhe tani në shtëpinë Ferrari përgatiten për të festuar…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat