Suksesi “Lady Flame” i vë “flakën” rrjetit nga David Dreshaj

Mediale Vip

Suksesi “Lady Flame” i vë “flakën” rrjetit nga David Dreshaj

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Fillimisht u morën me guximin e stilit të tij, duke sjellë edhe modë te të rinjtë e shumtë që e ndjekin. Por duhet pranuar se projekti i tij më i ri muzikor, “Lady Flame”, i këngëtarit David Dreshaj, ka arritur një tjetër sukses unik.

Kënga tashmë është kthyer në një hit dhe, pa kaluar as tre ditë, ka shkuar drejt milionëshit të dytë të shikimeve.

Kujtojmë se për muzikën, melodinë dhe beat-in janë kujdesur Arianit Abazi, Robert Bilbilov dhe vetë Davidi. Teksti i këngës është shkruar nga Arianit Abazi dhe David Dreshaj, ndërsa mix-master dhe recording janë realizuar nga Robert Bilbilov.

Po kujt i vuri më shumë “flakë” – rrjetit apo vajzave?

Klipin dhe këngën, që ja vlen ta shtoni në playlistën e hiteve të momentit, e gjeni në linkun më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat