Kim Kardashian ndau disa foto tërheqëse në Instagram të premten, të cilat u bënë kur ajo ishte në Karaibe me motrat e saj Khloe, Kendall dhe Kylie javën e kaluar.
Ylli 45-vjeçar i reality show- t kishte veshur një kostum banje të bardhë dhe një fund të gjatë transparent.
Megjithatë, fansat nuk ndiheshin rehat me atë që po bënte ajo, pasi e konsideruan veprimin si ‘të rrezikshëm’, shkruan dailymail.
Ylli i “Kardashians” - e cila është vetëm disa orë larg rezultateve të provimit të jurisprudencës në Kaliforni, po qëndronte mbi shkëmbinj të mbuluar me myshk të trashë jeshil, i cili është tepër i rrëshqitshëm.