Kjo është ‘Ëndërr’ e Mirsa Kërqelit!

Mediale Vip

Kjo është ‘Ëndërr’ e Mirsa Kërqelit!

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 20:03
Këngëtarja Mirsa Kerqeli

Këngëtarja Mirsa Kerqeli ka lançuar projektin e saj më të ri muzikor, duke sjellë një interpretim krejt ndryshe të një prej këngëve më ikonike të muzikës shqiptare, “Ëndërr” nga Agron Berisha.

Lajmi u shpërnda nga vetë këngëtarja në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ku ndau pamje nga videoja muzikore e re.

Projekti, i realizuar në bashkëpunim me “Baresha Network” dhe “Urban Films”, sjell këngën e dashur në një formë të re, duke i dhënë “Ëndrrës” një frymë moderne, por duke ruajtur emocionin e fortë të origjinalit.

Mirsa Kerqeli shprehu emocionin për këtë rikthim dhe theksoi rëndësinë e këngës në historinë e muzikës sonë.

“Sapo u lansua projekti im më i ri – cover i këngës ‘Ëndërr’ nga ikona e muzikës shqiptare, Agron Berisha. Shpresoj që t’ju pëlqejë,” shkruan këngëtarja, duke ftuar publikun të dëgjojë versionin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat