Jonida zbulon numrin e opinionistëve këtë sezon të BBVK

Mediale Vip

Jonida zbulon numrin e opinionistëve këtë sezon të BBVK

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 17:20
Jonida Vokshi

Jonida Vokshi, moderatorja e formatit Big Brother VIP Kosova 4, ka shfrytëzuar Instagramin për të dhënë detaje mbi edicionin e këtij sezoni, si dhe për të hedhur poshtë thashethemet personale.

Përmes një sesioni pyetje-përgjigjesh me ndjekësit e saj, Jonida ka zbuluar sa opinionistë do të ketë këtë sezon, i cili pritet të nisë më 17 Nëntor.

E pyetur nga një ndjekës: “Tregona veq sa opinionistë kanë me kan kurgjo ma shum 2 apo 3”, moderatorja ka konfirmuar në mënyrë indirekte se numri do të jetë i njëjti si çdo sezon.

Në imazh shfaqet qartë numri i shkruar madh: “Dy”.

Kjo lë të kuptohet se edhe këtë sezon, BBVK do të ketë dy opinionistë që do të shoqërojnë Alaudinin dhe Jonidin gjatë Prime-ve live, duke ndjekur formatin e edicioneve të kaluara të Big Brother VIP.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat