Njëra prej tyre surprizë, Olti Curri zbulon emrat e dy opinionisteve të BB VIP Kosova

Mediale Vip

Njëra prej tyre surprizë, Olti Curri zbulon emrat e dy opinionisteve të BB VIP Kosova

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 20:03
Olti Curri

Blogeri Olti Curri ka treguar emrat e dy opinionisteve që do të jenë pjesë e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Ndryshe nga formatet e mëparshme, këtë herë prodhimi ka zgjedhur të sjellë dy opinioniste femra, duke ndryshuar skemën tradicionale mashkull–femër.

Sipas Olti Currit, opinionistet e reja do të jenë:

Olta Gixhari, e cila njihet për eksperiencën e saj në reality show-t shqiptare dhe ka qenë opinioniste edhe në BB VIP Kosova 3.

Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe komentet pa filtër, pritet të sjellë energji dhe debate të forta në studio.

Por surpriza është Leonora Jakupi, këngëtarja ikonë me karrierë të gjatë në muzikë, e cila këtë sezon vjen në një rol të ri si komentatore e zhvillimeve brenda shtëpisë së famshme. Prania e saj shihet si një risi që do t’i japë lojës një perspektivë më të butë, por të mprehtë artistike.

Edhe këtë vit, BB VIP Kosova do të moderohet nga dyshja: Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, të dy të rikthyer në drejtimin e emisioneve prime time, ata pritet të mbajnë ritmin e spektaklit që tashmë është shndërruar në një ndër produksionet më të komentuara në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat