Misteri, ku është Alba Pollozhani?

Mediale Vip

Misteri, ku është Alba Pollozhani?

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 18:13
Alba Pollozhani

Kanë kaluar plot 14 orë që nga momenti kur Alba Pollozhani hyri në dhomën e rrëfimit gjatë spektaklit të mbrëmshëm, dhe që prej asaj kohe, vendndodhja e saj mbetet një mister i plotë.

Banorja u pa për herë të fundit në pjesën e parë të “Prime-it”, kur situata agravoi në reagime të forta histerike. Alba pretendoi me zë të lartë se produksioni po e “nxjerr keq” në sytë e publikut, duke lënë të kuptohet se imazhi i saj po dëmtohej padrejtësisht.

Çfarë ndodhi më pas?

Gjatë transmetimit të programit, u komunikua se me gjendjen e saj po merrej psikologia e formatit për të qetësuar situatën. Megjithatë, surpriza qëndron në faktin se Alba nuk është parë në ambientet e shtëpisë as sot gjatë mesditës, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi vazhdimësinë e saj në lojë.

Diskutimet brenda shtëpisë

Mungesa e saj nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë. Para pak minutash, në një bisedë në dhomën e grimit, Elijona – e cila ka qenë shpesh objekt i sjelljeve bullizuese nga Alba – shprehu habi për mungesën e saj.

“Allahile a thu ku është? Kanë me e kthy besoj,” – iu drejtua ajo Sasës.

Por, përgjigja e Sasës ishte e prerë, duke lënë pak vend për shpresë se Alba mund të jetë ende pjesë e garës:

“Kon moj me e kthy, jo moj çfarë. Çfarë të kthymi, a je normal?”

Derisa Elijona ende e ka të vështirë të besojë se qëndrimi i Albës mund të ketë marrë fund në mënyrë kaq të papritur, publiku mbetet në pritje të një njoftimi zyrtar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat