“E kam filluar e vetme shoqatën!”, Shkurta rrëfen pjesë nga jeta e saj si humaniste

Mediale Vip

“E kam filluar e vetme shoqatën!”, Shkurta rrëfen pjesë nga jeta e saj si humaniste

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 16:21
Shkurta

Shkurta Haxhia, teksa po bisedonte me Nailirin, ka ndarë copëza të jetës së saj profesionale.

Ajo i tregoi se si e ka nisur shoqatën e saj humanitare, dhe sfidat që i ka kaluar përgjatë këtij rrugëtimi bamirësie.

“Nuk kam pasur të hyra, mjete, sepse unë ia kam filluar e vetme, e kam themeluar e vetme, dhe kam pasur jashtëzakonisht shumë vështirësi në këtë rrugëtim. Më së pari katër zyra të shoqatës i kam ndërru. Më ka lënë donatori me borxh. Është shumë punë e rëndë, 90 për qind të barrës e mbaj vet. Jam përballur me njerëz të mirë e të këqij, pasi paratë janë shumë temë e ndjeshme për shumë njerëz. Edhe dyshojnë shumë”, u shpreh ajo.

Ajo po ashtu tregoi raste interesante se si iu kanë qasur njerëzit, përgjatë punës që ajo bën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat