​Nën moderimin e Ledion Liços, zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP 5

Mediale Vip

​Nën moderimin e Ledion Liços, zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP 5

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 5”, vjen së shpejti në Top Channel, nën moderimin e Ledion Liços.

Nga 20 dhjetori do të nisë reality show që premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës.

Ndërkohë që rrjeti po “zien” me konkurrentë të mundshëm, na mbetet vetëm të presim se cilët do të jenë ata që do të vëzhgohen 24 orë nga qindra kamera, drejt e në ekranet tuaja përmes dy kanaleve të dedikuara në DigitAlb.

E ardhmja është e shkruar… E ardhmja nis prej 20 dhjetorit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat