“Ke hyrë vetë, vazhdo vetë” - mesazhi i fshehtë që nëna i dërgoi Londrimit?

Mediale Vip

“Ke hyrë vetë, vazhdo vetë” - mesazhi i fshehtë që nëna i dërgoi Londrimit?

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 22:18
Londrimi

Banori i Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka marrë një mesazh shumë të veçantë nga nëna e tij gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.

Letra nuk ka qenë thjesht një formë për të treguar përkrahje, por edhe një motivim për sfidat dhe lojën brenda shtëpisë.

Në letrën, përveç përkrahjes së sinqertë, nëna i jep edhe një porosi.

“Ti je duke bërë më shumë se sa mendon. Ke hyrë vetë, vazhdo vetë", thuhet ndër tjerash.

Ky mesazh e ka prekur thellë Londrimin, i cili ka rrëfyer se fjalët e nënës i dhanë forcë dhe motivim për të përballuar situatat e vështira dhe lojërat strategjike brenda Big Brother.

Londrimi kishte hyrë në shtëpi pa dijeninë e prindërve të tij, gjë që e bën këtë edhe më unike.

Përveç motivimit të përgjithshëm, duket se nëna i ka dërguar një mesazh të fshehtë edhe lidhur me lojën e tij me Klodian Mihajn, me të cilin ka qëndruar vazhdimisht. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat