Nga divorci i bujshëm me Elia Zaharinë te fejesa me Blerta Celibashin, Princ Leka dhe fotografja ndajnë sekretet e dashurisë së tyre

Mediale Vip

Nga divorci i bujshëm me Elia Zaharinë te fejesa me Blerta Celibashin, Princ Leka dhe fotografja ndajnë sekretet e dashurisë së tyre

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 22:01
Princ Leka dhe Blerta Celibashi

Princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë ndarë sekretet  për një marrëdhënie të shëndetshme në çift.

Një një intervistë për Revistën Story, dyshja pranuan se çelësi i suksesit në fejesën e tyre është se ata gjejnë gjithmonë kohë për njëri-tjetrin, pavarësisht angazhimeve që mund të kenë.

Nga ana e saj, Blerta Celibashi tha se dyshja gjejnë gjithmonë kohë për njëri tjetrin dhe se dhurata mes tyre nuk mungojnë asnjëherë.

“Ne gjejmë gjithmonë kohë për njëri-tjetrin, pavarësisht axhendave të ngarkuara. Ndonjëherë, kjo do të thotë një vakt i thjeshtë në shtëpi ose në ndonjë restorant dhe ndonjëherë, Leka vjen në studio me laptopin e tij, ndërsa unë punoj me fotot. Ne shkëmbejmë dhurata, jo vetëm me njëri-tjetrin, por me gjithë familjen dhe miqtë”, tha Blerta.

Kujtojmë se Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi u fejuan disa muaj më parë, pasi Princi u divorcua nga Elia Zaharia. Princ Leka dhe Elia Zaharia  dhanë fund lidhjes së tyre bashkëshortore pas shtate viteve martesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat