Ditëlindja e Poem ‘bën bashkë’ Sarën dhe Ledrin

Mediale Vip

Ditëlindja e Poem ‘bën bashkë’ Sarën dhe Ledrin

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 14:33
Ledri dhe Sara

Poem Blu, vajza e ish-çiftit të njohur, Sara Hoxha dhe Ledri Vula, po feston sot ditëlindjen e saj të 5-të.

Dhe për këtë datë të veçantë, si Sara ashtu edhe Ledri kanë ndarë urime emocionuese në rrjetet sociale, duke treguar dashurinë e tyre të madhe për të.

Sara ka shpërndarë një pamje nga festa private, ku shfaqej një korridor i dekoruar me tullumbace të bardha dhe bezhë, si dhe një tullumbace të madhe që formonte numrin “5”.

Bashkëngjitur fotos, Sara shkroi një dedikim të ndierë: “Pesë vite duke të dashur ty. Me gjithë zemrën time”, duke theksuar thellësinë e lidhjes me vajzën e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat