"A po më puth tani", vazhdojnë ngacmimet në mes të Londrimit dhe Klodit

Mediale Vip

"A po më puth tani", vazhdojnë ngacmimet në mes të Londrimit dhe Klodit

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 18:45
Londrimi dhe Klodi

Ngacmimet mes Londrim Mekajt dhe Klodian Mihajt janë të pashmangshme në Big Brother VIP Kosova.

Ata po vazhdojnë të marrin vëmendje me veprimet e tyre në këtë format.

Dyshja, të cilët janë miq të ngushtë, shpesh kanë ngjallur edhe diskutime.

E së fundmi ka qenë këngëtari i cili i ka kërkuar Klodit një puthje, ndonëse për shaka.

"Pse ik, pse më bën kësi lojëra, do më puthësh a jo", iu drejtua ai.

Klodi dukej se u bë xheloz për faktin se Londrimi po bënte palestër në oborr me Jasmin Kadriun.

Këto gjeste të tyre kanë bërë që të komentohen në masë të madhe nga jashtë, e madje duke dhënë edhe versione tjera. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat