Selvija niset sërish drejt Italisë, bën dedikimin prekës për Shpatin!

Mediale Vip

Selvija niset sërish drejt Italisë, bën dedikimin prekës për Shpatin!

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 19:09
Selvija Jao dhe Shpat Kasapi

Selvija Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë sot me ndjekësit e saj një moment shumë prekës në rrjetet sociale. Ajo është nisur drejt Italisë, e shoqëruar vetëm nga djali i tyre, Roeli, duke bërë të ditur dhimbjen e madhe që mbart për humbjen e bashkëshortit.

Përmes një fotoje në “Instastory”, ku shfaqeshin biletat e avionit me destinacion Milano për datën e sotme, 14 Dhjetor, Selvija ka shkruar:

“Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, duke e shoqëruar imazhin me këngën e Shpatit, “Kujtime m’ke lan”.

Image
Postimi

Ky udhëtim ka një ngarkesë emocionale të veçantë për familjen, pasi vetëm pak javë më parë Shpat Kasapi ndërroi jetë tragjikisht në Itali, aty ku dha frymën e fundit.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se udhëtimi drejt Italisë ishte i lidhur me vizitat dhe trajtimet e specializuara për djalin e tyre, Roelin, që ka nevojë për ndihmë në lidhje me problemet në të folur. Selvija duket se ka vendosur të vazhdojë betejën e përbashkët të prindërve, duke u rikthyer në vendin ku humbi bashkëshortin, për të përmbushur misionin prindëror.

Ky moment prekës tregon forcën dhe vendosmërinë e Selvijes, e cila, pavarësisht dhimbjes së madhe, po vazhdon të kujdeset për të ardhmen e djalit të saj. Familja vazhdon të marrë mbështetje nga miqtë dhe ndjekësit, të cilët e shprehin çdo ditë solidaritetin dhe ngushëllimet e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat