​Miss Finlanda poston një foto që ngjall debat për racizmin

Mediale Vip

​Miss Finlanda poston një foto që ngjall debat për racizmin

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 14:06
Sarah Dzafce

Deleguesja e Finlandës në garën Miss Universe që u mbajt muajin e kaluar në Tajlandë ka shkaktuar polemika dhe zemërim pasi një foto e saj duke tërhequr qoshet e syve u bë virale.

Sarah Dzafce, e cila tashmë i është hequr kurora e Miss Finland, kishte postuar foton me mbishkrimin “duke ngrënë me një kinez”. Kjo pozë e syve e shtrirë shpesh shihet si ofendues ndaj aziatikëve.

Postimi shkaktoi reagime të ashpra në Japoni, Kore të Jugut dhe Kinë, jo vetëm ndaj 22-vjeçares, por edhe ndaj kompanisë ajrore të Finlandës, Finnair, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.

Edhe kryeministri i Finlandës komentoi të hënën, duke thënë se një gjest i tillë ishte “pa mend dhe budallallëk” dhe se polemika e krijuar “dëmton vendin”.

Dzafce tha se një mik i kishte shtuar mbishkrimin fyese më 11 dhjetor pa lejen e saj, sipas tabloidit lokal Ilta-Sanomat. Ajo kërkoi falje për foton, duke thënë se “ka shkaktuar zemërim te shumë njerëz”.

“Ky nuk ishte qëllimi im në asnjë mënyrë… Një nga gjërat më të rëndësishme për mua është respekti për njerëzit, origjinën dhe ndryshimet e tyre”, shkroi ajo në Instagram.

Megjithatë, falja shkaktoi kritika të tjera, disa duke e quajtur “jo e sinqertë” pasi ishte shkruar në finlandisht.

“Jo i sigurt nëse kinezët jashtë Finlandës do e kuptonin… Falje kaq e kujdesshme dhe e sinqertë”, shkroi një përdorues në komentin e tij.

Një tjetër komentoi: “Kjo nuk duhej, populli aziatik nuk të ka bërë asgjë… Akoma jemi të zhgënjyer me ty”.

Dy deputetë të djathtë finlandezë, Juho Eerola dhe Kaisa Garedew, postuan foto duke imituar gjestin e Dzafces për të treguar mbështetje ndaj saj.

Postimet u fshinë pas reagimeve të ashpra. Eerola kërkoi falje, duke thënë se Dzafce kishte marrë “dënim shumë të ashpër në mënyrë disproporcionale”.

Kryeministri finlandez, Petteri Orpo, e dënoi veprimin e deputetëve si “fëmijëror” dhe tha se ligjvënësit duhet të jenë shembull për sjellje të duhur.

Partia Finlandeze po shqyrton nëse deputetët duhet të përballen me ndonjë sanksion për këtë veprim, raportuan mediat lokale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat