Këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi”, ka vdekur në mënyrë të papritur.
Ai u gjet i vdekur ditën e sotme rreth orës 15:00 në banesën e tij pas një sulmi në zemër.
Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një sulm në zemër.
Vdekja e tij ka tronditur familjarët dhe të afërmit dhe komunitetin artistik.
Shemi ishte pjesë e grupit “Ilirët” që u formua në vitin 1981.
“Ilirët” me Shemin në mikrofon ishin një prej grupeve muzikore më aktive gjatë viteve ’80 dhe ’90.