Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

Mediale Vip

Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 12:56
Elton Tozaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme opinionin publik. Gazetari Elton Tozaj është dhunuar rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë–Durrës, në rrethana që ende mbeten shqetësuese dhe të paqarta.

Sipas informacioneve të bëra publike nga familjarët e tij, gazetari është sulmuar në mënyrë barbare nga disa persona, të cilët, sipas tyre, janë tashmë të identifikuar. Dhuna e ushtruar ndaj Tozajt ka qenë e rëndë, duke i shkaktuar dëmtime serioze fizike.

Familja ka bërë të ditur se Elton Tozaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Sipas tyre, situata është delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, çka e bën edhe më alarmante këtë ngjarje.

Image
Elton Tozaj

Familjarët shprehen të tronditur nga ajo që ka ndodhur dhe kërkojnë që autorët të vihen sa më parë përpara drejtësisë.

Kujtojme se Tozaj kohet e fundit ka bere disa deklarata te papritura. Nje prej tyre ishte se Luana Vjollca ishte “fiksuar” pas ish-partnerit Krenar Çoçaj dhe se e ndiqte atë dhe partneren e tij aktuale, Endi Demnerin. Ai përmendi disa raste të pretenduara, si: një fluturim drejt Milanos ku, sipas tij, moderatorja gjendej në të njëjtin avion me çiftin; afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej ish-partneri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat