Londrimi mërzitet për familjen pas ndërrimit të motmoteve: S’e kam menduar që e festoj larg tyre

Mediale Vip

Londrimi mërzitet për familjen pas ndërrimit të motmoteve: S’e kam menduar që e festoj larg tyre

Më: 1 janar 2026 Në ora: 22:24
Londrimi

Banori i BBVK 4, Londrimi, ka qenë i ftuar special në Prive Festive, ku iu përgjigj shumë pyetjeve.

Teksa lamë pas natën e ndërrimit të motmoteve, Londrimi tha se ka mall për familjen, pasi nuk e kishte menduar të kalonte një festë të tille larg tyre.

“Unë kurrë s’e kam menduar që do ta festoja Vitin e Ri larg familjes, dhe kjo më bën të kem pak mall, por përndryshe nuk kam pishman që jam duke e pritur Vitin e Ri këtu”, tha Londrimi.

Ndërkohë, ai u pyet edhe për raportin me Klodin, për të cilin tha se ka shumë dashuri e respekt, sikur ta kishte dikë të familjes.

E sa i përket banorëve që s’mundet t’i duroj, siç thotë ai për Albën dhe Labinot Rexhën, sërish Londrimi ua uroi më të mirat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat